
rreth kompanis
Italwax Kosova është distributor zyrtar i markës ndërkombëtare Italwax në Kosovë që nga viti 2024. Me seli në Prishtinë (Rruga C) dhe me shitje aktive edhe online, ne i sjellim estetistëve dhe salloneve të bukurisë produktet më inovative dhe cilësore për depilim dhe kujdes të lëkurës.
🛍️ Çfarë ofrojmë:
Dyll profesional për çdo teknikë depilimi:
Classic, Flex, Top Line, Vanira SPA, Full Body Wax, Selfie
Pasta sheqeri për depilim natyral
Trajtime para dhe pas depilimit
Pajisje dhe aksesorë profesionalë elektrikë
Konsulencë dhe trajnime profesionale për estetistë
✨ ITALWAX DAY KOSOVA 2024 ✨
Më 20.05.2024, në ambientet e Hotel Sirius në Prishtinë, u mbajt me sukses ITALWAX DAY KOSOVA 2024, një event profesional i organizuar nga Italwax Kosova Official dhe Vlora Wax Studio Academy, distributor ekskluziv i produkteve Italwax për Kosovë.
Ky ishte eventi i parë zyrtar i këtij lloji i organizuar ndonjëherë në Kosovë, duke sjellë për herë të parë për profesionistët e industrisë së bukurisë standardet, risitë dhe teknikat më të avancuara të depilimit profesional me Italwax.
Një nder i veçantë ishte pjesëmarrja e Patrizia Mauri, Menaxhere e Shitjeve në Italwax Itali, si dhe Lena Berg, Master Trajnere nga Holanda, të cilat ndanë përvojën, njohuritë dhe praktikat më të mira profesionale me të gjithë të pranishmit.
Eventi mblodhi profesionistë nga e gjithë Kosova, duke krijuar një atmosferë inspiruese të mbushur me edukim profesional, demonstrime live dhe shkëmbim përvojash.
🤍 Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për besimin dhe mbështetjen. Së bashku shënuam një moment të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë profesionale të depilimit në Kosovë.
📍 Hotel Sirius, Prishtinë
📅 20.05.2024
𝐈𝐓𝐀𝐋𝐖𝐀𝐗 𝐃𝐀𝐘 𝐊𝐎𝐒𝐎𝐕𝐀 𝟐𝟎𝟐𝟔 ✨
Më 04.06.2026, në Swiss Diamond Hotel, Prishtinë, u mbajt me sukses ITALWAX DAY KOSOVA 2026, i organizuar nga Italwax Kosova Official dhe Vlora Wax Studio Academy, distributor ekskluziv i Italwax për Kosovë.
Eventi u nderua me pjesëmarrjen e Patrizia Mauri, Menaxhere e Shitjeve nga Italia, dhe Julia, Trajnere Profesionale nga Polonia, të cilat ndanë njohuritë dhe teknikat më të avancuara të industrisë.
Prania e shumë profesionistëve, influencerëve dhe blogerëve e bëri këtë event edhe më të veçantë, duke krijuar një atmosferë inspiruese dhe momente që do t’i kujtojmë gjatë.
🤍 Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe partnerëve për besimin dhe mbështetjen.
🎥 Ju ftojmë të ndiqni videon dhe të përjetoni disa nga momentet më të bukura të Italwax Day Kosova 2026.
📍 Swiss Diamond Hotel, Prishtinë
📅 04.06.2026
